Futboll Sport

IRONIA E FATIT/ U hoq sikur ishte sëmurë për të shkuar në “Wembley”, tifozja angleze kapet nga kamera dhe…

Ironia e fatit! Tifozja angleze Nina Faroqi, u pushua nga puna, pasi gënjeu shefat duke u hequr sikur ishte  sëmurë, për të shkuar në “Uembli” dhe për të ndjekur nga shkallët e stadiumit përballjen Angli-Danimarkë.

E ulur pas porte, 37-vjeçarja, përfundoi në ekranin e madh të stadiumit, gjatë festës së golit. Ky moment rezultoi fatal për të! Të nesërmen e sfidës, teksa ishte duke shkuar me tren për në punë, pronarja i komunikoi që ishte e shkarkuar, pikërisht se kishte gënjyer.

Fytyra e Farooqi u shfaq kudo gjatë festës së golit të barazimit nga Anglia, duke përfunduar edhe në Instagramin e prezantuesit Stesi Dolej, teksa ai imazh nuk i shpëtoi as pronares së Ninës.

Related posts

Shansi i fundit i Gareth Bale te Real Madridi

Sadik.Autor

U SHPREH SE DO ISHTE BOTËRORI I FUNDIT/ Nejmar merr vendimin për të ardhmen me Brazilin

F.autor

Sarri qetëson tifozët e Napolit për të ardhmen

Sadik.Autor

Leave a Comment