Futboll Premier League

Giggs: Kane mund të ndjekë hapat e Gareth Bale

Ryan Giggs foli për “Sky Sports” mbi të ardhmen e sulmuesit të Tottenham, Harry Kane, një nga emrat që Real Madridi ka shkruar me të kuqe për merkaton e ardhshme. Ish-lojtari i Manchester United, Rayan Giggs, beson se sa më shumë të jetë e mundur, sulmuesi i Anglisë do të preferojë të qëndrojë në Londër për të fituar tituj me klubin e tij aktual:

Kur një lojtar i bashkohet një ekipi që konkurron për kampionat dhe trofe të tjerë, duhet një hap tjetër, por kur fitoni diçka me ekipin ku jeni formuar, është e ndryshme, më e veçantë”.

Uellsiani mendon se Kane e pëlqen idenë e fitimit të një titulli me “Spurs” në stadiumin e ri. Por, Giggs nuk mendon se është e lehtë kjo, duke marrë parasysh konkurrencën në Premier League dhe kjo mund ta bëjë atë të bëjë kthesë në karrierën e tij dhe të vendosë për të shkuar në një ekip tjetër, siç bëri Gareth Bale, kur ai vendosi të largohet nga Tottenham dhe iu bashkua Real Madridit:

“Sidoqoftë, Harry Kane mund të mendojë ta lërë Tottenhamin e të shkojë në një ekip tjetër, si Gareth Bale, i cili ka fituar tre Champions me Realin”.

Related posts

Nis takimi i Grupit E, Zvicra e shqiptarëve sfidon 5 herë kampionët e botës

Sadik.Autor

Del Bosque kritikon Ronaldon/ Fjalët e portugezit ishin të papërshtatshme

Sadik.Autor

MBYLLEN VOTIMET/ Topi i Artë përçan elitën e futbollit: E meriton Ronaldo, jo Moric!

Isa.Autor

Leave a Comment