Futboll Sport

ARGJENTINË-BRAZIL/ Ja sesa tifozë do të jenë të pranishëm për finalen në “Marakana”…

Pas 48 orësh debate shumë të mëdha mes dy federatave finaliste dhe asaj të Amerikës së Jugut, CONMEBOL, këta të fundit kanë vendosur që të lirojnë dorën dhe të lejojnë në stadiumin mitik “Maracana” praninë e 5500 tifozëve.

Kërkesa e parë ka qenë ajo e të paktën 10 për qind të kapacitetit total prej 78.838 vendesh, por pas shumë negociatash CONMEBOL ka vendosur vetëm për 5500 veta.

Nga këta, 2200 bileta do të jenë në dispozicion të mbështetësve argjentinas, ndërsa të zotët e shtëpisë do të kenë mundësinë që të bëjnë të lumtur 3300 brazilianë.

Për ata që do të jenë prezentë do të jetë i detyrueshëm një test negativ COVID-i ose certifikata e atyre që janë të vaksinuar.

Related posts

E BUJSHME/ “El Clasico” për Haaland, gazetari italian zbulon prapaskenat e merkatos

Delo.autor

E BUJSHME/ “Përbindëshi” Ronaldo do të largohet nga Juventus, zgjedh ekipin e ri

Delo.autor

“KRENAR PËR SKUADRËN”/ Zhang dhe Inzaghi lënë sërish takim me finalen e Champions

F.autor

Leave a Comment