Futboll Sport

BËN PARASHIKIMIN/ Legjenda e Liverpool: Ju tregoj cili do të jetë rezultati i finales Angli-Itali

Ish-mbrojtësi legjendar i Liverpulit dhe Anglisë, Xhimi Karrager beson se Anglia do të triumfojë në finalen e madhe që ‘’3 Luanët’’ do të luajnë kundër Italisë ditën e nesërme.

43-vjeçari u shpreh se nuk do të jetë ndeshje me shumë gola pasi Italia është shumë e forte në mbrojtje, por rezulltati përfundimtar do të jetë 1-1 dhe Anglia do të triumfojë pas goditjes së penalltive.

‘’Kemi bërë një punë të madhe deri tani, kështu që mos ta çojmë mundin dëm! Nuk mendoj se do të shënoesh shumë gola. Italia është shumë e fortë në mbrojtje, po kështu edhe Anglia.

Unë mendoj se rezultati përfundimtar do të jetë 1-1 dhe pastaj do të shkojnë drejt  penalltive ku do të triumfojë Anglia. Të dyja ekipet kanë bërë një rrugëtim mbreslënës, dhe të dielen fituesi i merr të gjitha’’, tha Karrager.

Ish-mbrojtësi luajti për 17 vite me Liverpulin, skuadër ku nisi karrierën në vitin 1996 dhe e mbylli me ‘’redsat’’ në vitin 2013.

Related posts

VIDEO QË PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Ja si përgjigjet Messi pasi pyetet për “hat trick”-un e 50

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Të besuarit e Inzaghit mposhtin “Kuqezinjtë” dhe shkon në finale

Delo.autor

SHIFRA MARRAMENDËSE/ Nuk do ta besoni Juventusi “shkund mirë xhepat” për Moratan

Sadik.Autor

Leave a Comment