Futboll Shqipëri Sport

MIQËSORE/ Ish-futbollisti i Kukësit protagonist në Turqi në humbjen me përmbysje ndaj Gaziantep

Ish-sulmuesi i Kukësit, Valon Etemi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në Turqi duke realizuar gol në humbjen 3-2 të skuadrës së tij Istanbulspor ndaj rivalëve të Gaziantep.

Etemi realizoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 13-të të takimit, por sulmuesi nuk mundi të shmangë dot humbjen e skuadrës së tij edhe pse ishte një test miqësor. 23 vjeçari u transferua tek skuadra turke sezonin e kaluar pas 3 sezoneve të kaluara në Superiore me Kukësin duke spikatur me disa gola gjatë kampionatit.

Etemi ndan të njëjtën skuadër me dy shqiptarët e tjerë Kristal Abazajn dhe Eduart Rrocën të cilët sezonin e shkuar ishin protagonist në Ligën e Parë turke.

Related posts

LIVE/ Kamza-Tirana: Zgjat vetëm 6 minuta avantazhi i bardhebluve, Fukui barazon shifrat (VIDEO)

Isa.Autor

STËRVITJE SPECIALE E MEMËS/ Egbo improvizon skemat e Shehit. Ja si pritet të luajë Tirana ndaj Skënderbeut

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Tek Barcelona nuk ka me COVID-19, por Luis Suarez akuzohet për…

Delo.autor

Leave a Comment