Futboll Sport

PIQUE URON ITALINË/ Por e ka me penalltitë: Fakti që ata gjuajtën të parët si ndaj Spanjës, sërish i favorizoi

Finalja nuk ishte e mjaftueshme dhe trofeu nuk ishte i mjaftueshëm. Gerard Piqué, me sa duket, nuk e ka tretur ende eliminimin e Spanjës në gjysmëfinale dhe brenda pak ditësh vjen goditja e dytë nga mbrojtësi i Barcelonës.

Këtë herë pas finales së fituar nga Italia në Wembley. Kundër Anglisë, hedhja e monedhës bëri që Italia të fillonte përsëri e para në gjuajtjet nga penalltitë, gjë që, sipas lojtarit, ka favorizuar edhe njëherë Axurrët.

Lotaria e penalltive ndonjëherë mund të jetë e padrejtë, por në këtë rast Italia u shpërblye mbi të gjitha nga performanca mjeshtërore e Gigio Donnarumma-s, që më vonë kurorëzua si lojtari më i mirë i turneut.

“Italia ka fituar me meritë Euro 2020. Urime, ekipi kombëtar më i mirë i të gjithë kompeticionit. Sigurisht, fakti i gjuajtjes së parë me penallti i ndihmoi ata përsëri. Kjo e lejojë të humbasë një penallti, si kundër Spanjës, dhe të qëndrojë gjallë” – shkroi Pique në twitter.

Related posts

“TE ÇELËSI ËSHTË MË E VËSHTIRË SE…”/ Broja: Nuk ndjej presion, kam luajtur futboll që 3 vjeç

F.autor

ARSENALI E NIS KEQ/ “Topchinjtë” ndëshkohen me një gol SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

Formacioni më i mirë i ndeshjeve të para në fazën e grupeve të Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment