Futboll La Liga Sport

ZBULON TË ARDHMEN E TIJ/ Messi: Jam shkëputur nga gjithçka. Po shijoj këtë çmenduri të bukur…

Lionel Messi është bërë kampion me Argjentinën në Copa America dhe e ka bërë si lojtar pa skuadër, duke parë se kontrata e tij me Barcelona-n ka përfunduar më 30 qershor dhe nuk ka akoma lajme për rinovimin për shkak të problemeve ekonomike të klubit.

Numri 10 ka folur për ESPN, por pa zbuluar se çfarë do të bëjë në javët e ardhshme:

“E ardhmja ime? Jam shkëputur nga gjithçka. Po shijoj këtë moment, personat, dhe po përgatitem të shkoj me pushime me familjen time, që është gjëja më e rëndësishme tani”, ka thënë Messi.

“Jam i lumtur, e kam të pamundur të shpjegoj lumturinë që provoj u në, familja ime dhe miqtë e mi. E gjitha kjo është një çmenduri e bukur”.

Mesazhi për kombëtaren: “Duhet ta shfrytëzojmë këtë fitore për të ardhmen”, ka thënë Messi në lidhje me Botërorin që do të luhet në Katar.

“Duhet ta shfrytëzojmë këtë brez që kemi tani tek Argjentina për të parë përpara me entuziazëm”.

Related posts

SERIE B/ Aliji titullar ndalet nga shtylla, Llullaku në stol, Entella barazon ndaj Ascolit, mbijetesa në rrezik

Sadik.Autor

Vieria i pakënaqur me Arsenalin, jep disa këshilla për t’u përmirësuar

Q.Autor

RRJETET SOCIALE KUJTOJNË EDDIE GUERRERO/ 15 vitë më parë vdekja e wrestler-it më të dashur (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment