Futboll Sport

REAGON ASHPËR NDAJ TIFOZËVE TË “3 LUANËVE”/ Harry Kane: Nëse sulmoni lojtarët, nuk jeni…

Kapiteni i Anglisë, Herri Kejn, është rreshtuar përkrah shokëve të skuadrës dhe ka reaguar ashpër ndaj tifozëve që kanë përdorur fyerje raciste dhe janë treguar të nxituar pas humbjes ndaj Italisë. Ai thotë se të gjithë meritojnë respekt në këto momente dhe nuk është koha për të përçarë.

“Tre djemtë që kanë qenë brilantë gjatë gjithë verës patën kurajën që të merrnin përsipër edhe një penallti vendimtare, edhe kur rreziku ishte shumë i lartë. Meritojnë mbështetje dhe besim.

Nuk meritojnë abuzim racist, ashtu siç ndodhi në mbrëmjen e kaluar. Nëse sulmoni në rrjet, ju nuk mund të konsideroheni tifozë të Anglisë. Ne nuk ju duam”, ka shkruar kapiteni në rrjetet sociale.

Related posts

FESTA E KAMPIONËVE TË ANGLISË/ Shikoni si rrugët e Mançesterit marrin ngjyrën blu (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

UEFA SHPALL FORMACIONIN MË TË MIRË NË EURO 2020/ Dominojnë italianët, mungon Cristiano Ronaldo

Delo.autor

ZYRTARE/ E prezantojnë si yll, Domgjoni transferohet drejt Superligës zvicerane tek Luzern (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment