Boks Sport

E BUJSHME/ Boksieri britanik vetofrohet të zërë vendin e Fury në duelin ndaj Wilder

Dueli i peshës së rëndë në boks mes boksierit amerikan Deontay Wilder dhe atij britanik Tyson Fury do të zhvillohet në fillim të tetorit. Fury doli pozitiv me Covid-19 dhe sfida e planifikuar më 24 korrik është anulluar dhe shtyrë.

Gjithsesi, ka gjasa që Wilder të ngjitet në ring më 24 korrik dhe nuk mungojnë boksierët të gatshëm të duelojnë më atë datë. Eddie Hearn, menaxheri i njohur i boksit, u shpreh se britaniku Dillian Whyte është gati të përballet me Wilder më 24 korrik, pas 10 ditësh.

Për momentin nuk ka asnjë reagim nga Wilder, nëse pranon të duelojë me Whyte apo jo. Ai që ka refuzuar të jetë në ring më 24 korrik është ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, meksikani Andy Ruiz Jr, që u shpreh se për të kjo kohë e mbetur është e pamjaftueshme.

Related posts

Strakosha rrëfehet: Ja ku duhet të përmirësohet Tomasi, shpresoj që Superioren ta fitoj…

Isa.Autor

Rivaldo: Eliminimi i Barcelona-s është diçka e mirë për futbollin

Sadik.Autor

SKANDALI ME BOKSIERËT E KOSOVËS NË SERBI/ Reagon KOKSH: Ngjarje e turpshme dhe e patolerueshme

Delo.autor

Leave a Comment