Futboll Sport

PAS FITORES NDAJ PRISHTINËS ME GOLEADË/ Trajneri i Ferencvaros: Duhet t’i marrim më seriozisht kundërshtarët

Pas ndeshjes me Prishtinën, trajneri i Ferencvaroshit Peter Shtoger u shpreh me superlativa për kundërshtarin duke thënë se nuk e meritojnë rezultatin 6-1 pasi patën rastet e tyre të pastra për shënim.

‘’Jam i lumtur për fitoren, nuk kemi pasur kohë të lehtë. Si kam pritur, kundërshtari ka rrezikuar shumë, ka krijuar shumë raste. Me kalimin e kohës ne gradualisht morëm kontrollin, dhe kishim rastet tona. Ishim pak të befasuar në fillim me sulmet e kundërshtarit. Ne është dashur të veprojmë me topa të gjatë, pasime të thella.

Me pasime të shkurtra vetëm kemi krijuar raste për rivalët. Nuk mendoj se diferenca 6:1 është reale, pasi Prishtina po ashtu ka pasur rastet e veta. Për këtë rezultati në fund jo domosdoshmërisht jep pamje objektive të duelit. Në të njëjtën kohë ne ishim më të mirët. Në raundin tjetër duhet ta marrim kundërshtarin më seriozisht”, u shpreh Shtoger.

Related posts

LIVE/ Shqipëri-Jordani: Kuqezinjtë e nisin në sulm, Grezda humbet një rast të artë

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Dortmund mposht me përmbysje Beshiktash falë dyshes Bellingam-Haaland

Delo.autor

“S’do të më zë gjumi” – Pique tallet me Zidane

Sadik.Autor

Leave a Comment