Futboll Sport

E DO GJITHË EUROPA/ Barcelona vendos të rinovojë me “xholin” e ekipit

Kontrata e Sergi Roberto me Barcelonën skadon në verën e vitit 2022 dhe në Barcelonë duan të zgjidhin të ardhmen e “xholit” katalanas, megjithëse për momentin kjo është një çështje dytësore, mes kaq shumë problemesh që po përballet presidenti Laporta.

Prej muajsh flitet për largimin e 29-vjeçarit, i cili kërkohet nga e gjithë Europa. Por Barcelona nuk dëshiron ta humbë dhe ka vendosur të nisë lëvizjet për të rinovuar. Roberto në sezonin e fundit e humbi vendin e titullarit sepse talenti Dest ishte i jashtëzakonshëm në krahun e djathtë.

Por Koeman e do ende dhe e ka në planet e tij. Holandezi dëshiron ta përdorë edhe në mesfushë Roberton, që ka kaluar gjithë karrierën te Barcelona. Mateu Alemany, CEO i klubit ka gati kontratën e re deri në vitin 2024, kur Roberto do jetë 32 vjeç.

Nga ana e tij, lojtari dëshiron të vazhdojë me Barcelonën dhe ky fakt tregon se gjithçka është në rrugën e duhur. Për momentin asgjë nuk ka marrë zhvillime konkrete, por duke parë vullnetin e palëve nuk do zgjasë shumë për t’u ndërmarrë ky hap.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Nuk ndalet Brazili shënon edhe golin e dytë ndaj Serbisë

Sadik.Autor

BOTA E FUBOLLIT NË ZI/ Ndahet nga jeta Sven-Goran Erikson

F.autor

SFIDA NË CHAMPIONS LEAGUE/ Lajm i mirë për Tuchel, ja ylli skuadrës që rikthehet në stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment