Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Mbrojtësi i Kombëtares ndërmerr hapin e madh në karrierë, transferohet tek klubi spanjoll…

Tashmë është zyrtare, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ivan Balliu ka firmosur me skuadrën madrilene të Rajo Vajekanos, e cila këtë sezon do të militojë në La Liga pasi këtë sezon u ngjit nga Segunda Division.

29-vjeçari ka firmosur një kontratë dy-vjeçare me skuadrën e Vajekanos duke ndërmarrë hapin e madh në karrierë duke luajtur në La Liga, ai gjithashtu gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e Almerias.

Balliu ka mbajtur veshur edhe fanellat e Barcelonës B, Metzit në Francë Arukës në Portugali dhe të rinjve të Zhironës në Spanjë.

Lajmin e transferimit të Ivan Balliut tek Rajo Vajekano e ka bërë vetë publike klubi madrilen me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.

Related posts

“JAM DAKORD ME ZLATAN”/ Perla e radhës nga Ibrahimovic, suedezi është unik! (FOTO)

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ish-lojtari i Arsenal-it: Dua të rikthehem në Rusi dhe të bëhem aktor pornoje

Delo.autor

NGA KAKA TEK GARETH BALE/ Njihuni me 10 blerjet më të shtrenjta në historinë e Real Madridit

Delo.autor

Leave a Comment