Futboll Sport

HUMBI PENALLTINË/ Flet Sanço: I zhgënjeva tifozët, por urrejtja nuk…

Pas Markus Rashfordit, reagon edhe Xhejdën Sanço, një nga tre lojtarët e Anglisë bashkë me Sakën, të cilët humbën penalltitë kundër Italisë dhe më pas u bënë objekt fyerjesh raciste. Ashtu si Rashford, edhe sulmuesi i ardhshëm i Junajtidit reagoi përmes një letre të gjatë në rrjetet sociale:

“Pata disa ditë për të reflektuar për finalen e së dielës dhe ende i kam emocionet e përziera. Do të doja t’u kërkoja falje të gjithë shokëve të skuadrës, stafit teknik dhe më shumë nga të gjithë tifozëve, të cilët i zhgënjeva. Kjo është ndjesia më e hidhur në karrierë.

Doja ta ndihmoja skuadrën me atë penallti, por nuk ishte e thënë. Nuk pretendoj se nuk e pash abuzimin racor ndaj meje dhe vëllezërve të mi, Markus dhe Bukajo, por fatkeqësisht nuk është një risi. Ne duhet të bëjmë më mirë si shoqëri për t’i vendosur përpara llogaridhënies këtë njerëz. Urrejtja nuk do të fitojë kurrë”.

Related posts

YLLI FRANCEZ I PAKËNAQUR NË “OLD TRAFFORD”/ Solskjaer: Do lejoja largimin e Pogba vetëm nëse…

Delo.autor

NË PRAG “EL CLASICO”-S/ Jordi Alba këshillon rivalin: Ai nuk mund të krahasohet me…

Delo.autor

Floyd Mayweather: Mund të bëja Cristiano Ronaldo-n të mbyll karrierën te Newcastle

Sadik.Autor

Leave a Comment