Futboll Ligue 1 Sport

U ZYRTARIZUA TEK PSG/ Portieri Donnarumma: Përmbusha një ëndërr, ja me kë u konsultova për këtë lëvizje

Të dielën, kampion i Europës. Të hënën, festa. Të martën, zyrtarizimi te PSG. Gianluigi Donnarumma jetoi një javë veçanërisht intensive, midis fitoreve dhe aventurave të reja, që janë gati të fillojnë. Portieri i lindur më 1999 u zyrtarizua dje si përforcim i ri i klubit francez. Gjithashtu dha ​​intervistën e tij të parë në kanalet zyrtare të klubit parizien: Unë jam i lumtur dhe krenar që bëhem pjesë e këtij klubi të madh. Do ta mbaj me vete gjithë jetën time. Ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaja me PSG, me gjithë këto kampionë”.

Një ekip që gjithnjë e më shumë i ngjan një parade yjesh, një realitet tashmë i njohur në të gjithë botën. Për Donnarumma, një ëndërr u bë realitet: “Është normale që një ditë të ëndërrosh të jesh me të gjithë këta kampionë, unë e kam parë PSG në televizion. Gjithmonë dua të stërvitem dhe të luaj me më të mirët, të mos ndalem kurrë. Ndihem gati, kam fituar një përvojë ndër vite”.

Padyshim, ka mbërritur në Paris me shumë sugjerime. Ato të shokut të ardhshëm të ekipit, Verratti, të ekspertit Buffon dhe padyshim të Pochettino, trajnerit të tij të ri: “Para se të vija këtu fola me Pochettino, ai më komplimentoi. Është një trajner dhe njeri i shkëlqyer. Jam i lumtur që do të punoj këtu me të.

Bisedova me Verratti gjatë gjithë Kampionatit Europian, ai është i lumtur që jam këtu. Jam gjithashtu i lumtur që e kam arritur këtu, është diçka magjike. Gjithashtu bisedova me Buffon për klubin dhe historinë që ka, bukurinë e të qenit këtu. Jam vërtet i kënaqur që i kam dëgjuar edhe ata”.

Related posts

DIKUR POZË ME “IDHULLIN” E TIJ/ Sot De Ligt mund të përballet në finalen e Championsit (FOTO)

Delo.autor

NUK SHËNOI/ Ronaldo: Fitore e rëndësishme, çfarë emocionesh në “Old Trafford” (FOTO)

Isa.Autor

Barcelona: S’jemi në dijeni se Neymar dëshiron të kthehet te ne

Q.Autor

Leave a Comment