Futboll La Liga Sport

MERKATO E BUJSHME/ Nuk ka më vend tek Barcelona, Griezmann gati të rikthehet tek ish-skuadra e tij…

Antuan Grizman është i tepërt te Barcelona dhe e ka kuptuar që nuk ka më vend për të qëndruar në këtë skuadër. Ai do të sakrifikohet për të nënshkruar kontratën e Mesit në La Liga.

Për Grizmanin ka pasur interesim nga shumë skuadra, por duket se qëllimi dhe dëshira e tij lidhet me një rikthim të mundshëm tek Atletikoja e Madridit. Ai ka nisur pushimet me Koken dhe ky i fundit mund të futet “mik” për ta rikthyer në skuadrën ku kaloi vitet e arta si futbollist.

Asgjë nuk është e lehtë, por nisur nga dëshira e lojtarit dhe e klubit për të prishur bashkëpunimin. Diego Simeone gjithashtu do të ishte i lumtur që ta përqafonte sërish “luftëtarin” e tij, por kjo varet shumë nga aspekti ekonomik. Grizman konsiderohet si një dështim te Barcelona dhe nuk arriti të bënte atë për të cilën u transferua.

Related posts

Modriç me lot në sy: Të trishtuar, por në fund krenarë. Kemi bërë diçka që do mbahet mend gjatë

Isa.Autor

Mezani i hap punë Laçit pas largimit, kurbinasit nisin gjithçka nga e para

Sadik.Autor

NEYMAR NJË HAP LARG BARCELONËS/ Sheiku pranon të ulë çmimin e shitjes së brazilianit, ja shifra

Delo.autor

Leave a Comment