Futboll Kategoria Superiore Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Partizani mposht me përmbysje Sfintulin dhe kualifikohet në çerekfinale

Partizani arriti të triumfonte edhe në sfidën e dytë ndaj Sfintulit me rezultatin 2-3, duke u kualifikuar për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Pas fitores 5-2 në “Elbasan Arena”, të kuqtë e Ilir Dajës, nuk falën as në transfertën moldave, ku arritën të triumfonin me përmbysje pas golave të Carës dhe dopietës së Stenio Zhunior.

Një sukses mëse i merituar ky i skuadrës kryeqytetase, që ishte dominuese në të dy përballjet. Tashmë “demat” i pret një përballje tepër e vështirë ndaj Bazelit, pas 1 jave. Një ekip me emër në arenën e futbollit Europian, që kërkon një impenjim të madh.

Fale kualifikimit në turnin e dytë, të kuqtë do të fusin në arkat e tyre edhe 350 mijë euro të tjera nga UEFA, duke çuar totalin në 600 mijë euro përfitime nga Liga e Konferencës. Ndërkohë për sa i përket sfidës ndaj Bazelit, ajo pritet të sjellë  përfitime të mëdha edhe nga të drejtat televizive.

Related posts

PREZANTOHET TEK JUVENTUS/ Mesfushori Kulusevski: Jam me fat që do luaj me Ronaldon, Ibra më telefonoi…

Delo.autor

VIDEOLAJM/ Plas sek*i në mes të konferencës të yllit të NBA: Uroj të mos jetë live…

F.autor

Vendos goli i Marash Kumbullës, Shqipëria U-19 i merr fitoren Kazakistanit

Sadik.Autor

Leave a Comment