Futboll La Liga Sport

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Ngec rinovimi me PSG-n, Real Madrid hidhet në sulm për Mbappe

Real Madrid deklaroi se janë rreth 300 milionë euro humbje për shkak të pandemisë, por nuk heq dorë për të marrë shërbimet e Kylian Mbappé. Të gjitha lëvizjet fillojnë dhe mbarojnë me yllin francez.

Los Blancos do të bëjnë të pamundurën që deri më 2 shtator kur mbyllet tregu i transferimeve të sjellin kampionin e botës në Madrid. Mbappé i ka përsëritur klubit të PSG, duke filluar me drejtuesit dhe duke vazhduar me trajnerin dhe shokët e skuadrës, se ideja e tij nuk është të rinovojë.

PSG ka tronditur tregun për javë të tëra, por në rastin e Mbappe ka një frenim. As afrimi në ekip i vëllait 15-vjecar nuk ka ndikuar në rinovim. Nga ana tjetër, PSG është e detyruar të shesë lojtarë. Klubi francez vazhdon të nënshkruajë me lojtarë të rinj, duke rritur koston e listës së pagave dhe ata janë të detyruar të shesin.

Mbappe dëshiron të jetë referencë, por shpesh këtë e merr Neymar, qoftë në anën sportive, qoftë edhe atë financiare, ndaj sulmuesi mund të bëhet pikë referimi diku tjetër, e ku më mirë sesa te Real Madrid.

Futbolli nuk është gjithnjë para, por kur bëhet fjalë për Mbappe sigurisht që ana financiare është primare. Dhe i vetmi klub që mund të rrëmbejë yllin francez është Real Madrid.

Related posts

EPISOD I RRALLË/ Darmian vret aksidentalisht zogun gjatë ndeshjes (VIDEO)

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Ylli Mbappe vendos të largohet në verë dhe të transferohet tek klubi i madh…

Delo.autor

LIVERPOOL-TOTTENHAM/ Skuadra e Mourinho-s ndëshkohet nga një trajektore perfekte e Salah (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment