Futboll Seria A Sport

RINISIN INFEKTIMET/ Inter merrr lajmin e keq, rezulton pozitiv me COVID-19 sulmuesi…

Lajmet më të fundit nga kampi i Interit nuk janë të mira. Përveç tre të rinjve të ekipit Primavera, edhe Valentino Lazaro ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Valentino Lazaro ka rezultuar pozitiv me COVID-19, gjatë testeve të organizuara nga klubi para grumbullimit. Sulmuesi zikaltër ka filluar izolimin dhe do të përsërisë testet në ditët e ardhshme”, ka komunikuar Interi nëpërmjet një deklarate zyrtare. Mesfushori austriak u rikthye tek Interi gjatë kësaj vere, pas përfundimit të periudhës së huazimit te ekipi gjerman i Borusia Mynshengladbahut, ku ishte një nga lojtarët më të mirë të Bundesligës.

Përpos kësaj, 25-vjeçari nuk bën pjesë në planet e teknikut Inzagi dhe për të kanë nisur interesimet e para që vijnë nga Portugalia. Benfika ka kërkuar të bëjë një tjetër blerje zikaltër pas asaj të Zhoao Marios, ndërsa duket se ky opsion nuk e bind vetë mesfushorin. Pa nisur ende tratativat, futbollisti ka refuzuar Benfikën, në pritje të mundësive të tjera.

Related posts

“PËR “KUQEZITË KJO NDESHJE ËSHTË FINALE”/ Flet trajneri i Turqisë: Të gjithë presin suksesin tonë…

Delo.autor

NUK KANË KLAS/ Vjen replika e Guardiolas ndaj akuzës së Mourinho

Isa.Autor

“Asgjë nuk mund ta njollosë karrierën e shkëlqyer të Buffonit”

Sadik.Autor

Leave a Comment