Champions League Futboll

Presidenti i PSG, Al-Khelaifi: Ne luajtëm më mirë, por ky quhet Real Madrid

Presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi ka reaguar pas eliminimit nga Champions League nga Real Madrid. Ai pas ndeshjes ka shprehur zhgënjimin e tij për lojën duke e faturuar një pjesë të fajit te kartoni i kuq i Verratit.

Ne nuk jemi aspak të lumtur, jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin. Në pjesën e parë kemi dominuar. Ne na mungoi vetëm goli, kjo është e gjitha. Me një gol, ndeshja do të kishte ndryshuar. Kartoni i kuq i Verrattit vrau ndeshjen. Do të punojmë, do të japim më shumë për klubin dhe përkrahësit tanë”, ka thënë Al-Khelaifi.

A duhet të bëni ndryshime?
Jo, nuk është momenti. Gjithkush është shumë i mërzitur. Ne do të qetësohemipër të menduar se çfarë të ndryshojmë”.

A i humbi gjërat nga pikëpamja psikologjike?
Unë nuk mendoj kështu. Para ndeshjes në sytë e lojtarëve, të gjithë ishin të gatshëm. Në pjesën e parë kemi qenë shumë më mirë se ata. Por ata kanë më shumë përvojë. Është Real Madrid”.

A vë kjo në pikëpyetje investimet tuaja?
Ne jemi të kënaqur me investimin tonë, ne besojmë te lojtarët tanë. Ne duam të vazhdojmë projektin tonë”, përfundoi presidenti i PSG.

 

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ ARSENAL/ Matteo Darmian: Jam i lumtur që po luaj tek Manchester United, më mungon shumë…

Isa.Autor

“Fenomeni” ishte idhulli im, por pendohem. Maradona është mbreti i vetëm!”

Q.Autor

SHKELËN ORËN POLICORE/ Tifozi kundërshtar denoncon stafin e Inter-it. E pëson Zanetti dhe Conte

Delo.autor

Leave a Comment