Futboll Seria A

Alex Sandro larg Juves, gati oferta marramendëse nga Manchester United

Manchester United është e gatshme të ofrojë 60 milionë funte për Alex Sandron. Sipas Daily Mirror kjo ofertë do të ndodh në janar për ta marrë mbrojtësin e majtë.

Trajneri i United, Jose Mourinho, e pëlqen shumë mbrojtësin brazilian.

‘Djajtë e Kuq’ edhe pse kanë disa mbrojtës të majtë në skuadër, kjo pozitë mbetet pika më e dobët e kësaj skuadre.

Juventusi mund ta refuzojë këtë ofertë, pasi në verë kishte refuzuar 65 milionë funte nga Chelsea për lojtarin.

Por në anën tjetër Sandro ka pasur vështirësi në këtë sezon, duke mos luajtur në ndeshje me Napolin dhe Interin.

Lojtari mund të ndryshojë mjedis, por sipas gjitha gjasave vetëm në verë.

Related posts

POZICION JASHTË LOJË PUNË CENTIMETRASH/ Por shikoni çfarë bën Leao me portierin e Romës (VIDEO)

Delo.autor

I JEP FUND DILEMAVE/ Modriç merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen

Delo.autor

Gattuso: Kalinic në tribunë? Po nuk u stërvite mirë, qëndro në shtëpi

Q.Autor

Leave a Comment