Futboll Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Një norvegjez për kurbinasit, ja cili do të vendosë drejtësi në ndeshjen Laçi-Krajova…

Ndeshja mes Laçit dhe SC Universitatea Krajovës do të luhet më 22 korrik në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ky takim i vlefshëm për turin e dytë të Ligës së Konferencës ishte planifikuar të luhej në Rumani, por për shkak të gjendjes së stadiumeve në Shqipëri (janë vetëm “Loro Boriçi” dhe “Elbasan Arena” që plotësojnë kushtet), u desh të ndërhynte vetë UEFA që të mos kishte përplasje në ndeshjet e kthimit pas një jave, kur edhe Partizani do të kthehet të luajë si pritës.

Bie në sy edhe orari i ndeshjes së kthimit mes Laçit dhe SC Universitatea Krajovës që do të luhet në Rumani, sepse është planifikuar që ndeshja të nisë në 21:30, orar i pazakontë për një ndeshje të kompeticioneve europiane.

Ndeshja do të drejtohet nga 4 arbitra norvegjezë, me kryesor Rohit Sagi dhe asistentë Geir Isaksen, Morten Jensen, si dhe arbitër i katërt Mohamad Usman Aslam.

Rohit Sagi në karrierën e tij ka arbitruar 168 ndeshje, ka dhënë 606 kartonë të verdhë, 20 kartonë të kuq dhe 39 penallti.

Related posts

BRIGHTON – CHELSEA/ “Blutë e Londrës” kërkon të ruajë vendin e katërt (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

KOMBËTARJA SPANJOLLE ËNDËRRON ANSU FATIN/ Barcelona rrezikon ta humbasë për…

Delo.autor

ZYRTARE/ Simone Inzaghi, trajneri i ri i Interit. Ja detajet e kontratës…

Delo.autor

Leave a Comment