Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

COVID-19 PO I PRISH FAZËN PËRGATITORE/ Leje speciale nga qeveria për vaksinimin për mesfushorin Bare

Klubet në Spanjë sapo kanë nisur përgatitet për sezonin e ri por COVID-19 po prish planet e tyre, pasi që në ditët e para të grumbullimeve, në teste janë zbuluar lojtarë të ndryshëm që janë infektuar me virusin, Një nga klubet më të goditura ka qenë edhe ai i Keidi Bares, Espanjol, ku situata e krijuar ka çuar në kërkesën ndaj qeverisë që të lejonte vaksinimin e lojtarëve jashtë programit qeveritar.

Espanjol ka regjistruar 5 raste me infektime që në ditët e para të këtij sezoni dhe kjo bëri që të anulohej edhe miqësorja e parë e fazës përgatitore. Klubi i ngjitur në La Liga kësisoj kërkoi që të jepej leje nga qeveria katalanase që ekipi A, ai B dhe skuadra e të rinjve dhe e femrave, të vaksinohej sa më shpejt pasi nëse vazhdohej me këto ritme, rrezikohej që sezoni të shkatërrohej që në start dhe ekipi të mos bënte përgatitjet e duhura për t’u përballur me elitën e futbollit në Spanjë.

Leja është dhënë nga qeveria e lokalitetit të Katalonjës dhe gjatë ditës së sotme, Bare & Co. janë vaksinuar të gjithë me “Johnson & Johnson”, e cila është me një dozë e kështu nuk do të pengonte vazhdimësinë e përgatitjeve të ekipit për të marrë dozën e dytë.

Related posts

NUK PËRMBAHET FAMILJA MBRETËRORE/ Shikoni festën e “çmendur” të Princit me të birin pas golit të Anglisë (VIDEO)

Delo.autor

CR7 LUAN ME DY PORTA/ Ronaldo thërret në Torino agjentin, gati plani për të qëndruar

Delo.autor

PËRFLITET E ARDHMJA TEK INTER/ Skriniar “tërbohet”: Ju budallenj nuk dini asgjë, jeni një…

Delo.autor

Leave a Comment