Futboll

De Biazi parashikon: Juventusi ia del në Londër

Ish-trajneri i kombëtares sonë Xhani de Biazi ka komentuar për “RMC Sport” gjarjet më të fundit në futbollin italian dhe mbi të gjitha takimin e sotëm në Champions mes Totenhamit dhe Juventusit. Tekniku ka thënë se beson te cilësitë e bardhezinjve, që duhet të fitojnë me doemos në Londër për t’u kualifikuar. “Mendoj se Juventusi i ka të gjitha mundësitë dhe aftësitë për të fituar në Londër dhe kualifikuar për më tej.

Rëndësi ka që i janë kthyer lojtarë të rëndësishëm dhe uroj të jenë në 100% të tyre. Personalisht i jap 50% shanse për kualifikim. Skuadrat angleze janë shumë të forta dhe nga pikëpamja fizike janë shumë dinamike. Por shpesh, nga dëshira e madhe harrojnë mbrojtjen dhe Juventusi duhet të tregohet i vëmendshëm

Related posts

PËRFORMANCA TË SHKËLQYERA NË ITALI/ Mbrojtësi Kumbulla kryeson listën, ja sa vlen kartoni i shqiptarit

Delo.autor

SKEDINA E DITËS/ Me këto 3 SUPER ndeshje mund të bëheni MILIONER (FOTO)

Isa.Autor

E nis Anglia/ Ja datat kur mbyllen merkatot në kampionatet elitare të Europës

Isa.Autor

Leave a Comment