Futboll Sport

ZGJEDH PASARDHËSIN E DYSHES CHIELLINI-BONUCCI/ Cannavaro: Do të bëhet një nga më të fortët

Fabio Cannavaro ka folur për dyshen Chiellini-Bonucci në një intervistë të dhënë për Tuttosport.

“Giorgio dhe Leo kanë qenë të mrekullueshëm. Por Chiellini është 36 vjeç dhe Bonuçi 34. Nuk mund të jenë të përjetshëm. Vlen për Italinë dhe për Juventus-in”, ka thënë ish-mbrojtësi.

“Nëse klubi bardhezi do t’i menaxhojë mirë Chiellini-n dhe Bonucci-n, duke u kursyer disa ndeshje, do të jenë akoma të rëndësishëm. Në të kundërt rreziqet do të jenë më të mëdha”.

Cannavaro ka folur edhe për De Ligt:

“Nëse do të pija një kafe me të, do t’i thoja të ishte i qetë dhe të vazhdonte punën. Më thonë se është një profesionist i madh. De Ligt është shumë i aftë. Është i ri. Kini besim tek unë: është në vendin e duhur dhe do të bëhet një nga më të mirët në botë”.

Related posts

DUAN CHAMPIONSIN/ Pas RONALDOS, Juventusi gati 2 SUPER transferime të bujshme

Isa.Autor

BEFASON ICARDI: INTERI në rrugën e duhur, por nuk jemi ANTI-JUVENTUS

Isa.Autor

“IBRAHIMOVIC ËSHTË SI NJË VËLLA PËR MUA”/ Stankovic: Milan duhet të përmirësohet, kampionati varet nga…

Delo.autor

Leave a Comment