Futboll Premier League Sport

“MUND TË ISHTE MË I MIRI NË BOTË, POR…”/ Ish-futbollisti i Manchester United tregon veset që i shkatërruan karrierën Anderson

Rafael Da Silva beson se ish-mesfushori i Mançester Junajtid, Anderson mund të kishte qenë një yll nëse nuk do të ishte i varur nga ushqimi.

Mbrojtësi brazilian ka zbuluar në autobiografinë e tij të re të përbashkët me vëllain binjak Fabio, se si problemet e shëndetit dhe peshës së Anderson u përkeqësuan nga vesi i tij për ushqim të shpejtë, kryesisht Mek Donald’s.

“Ne mund të ishim duke shkuar në stërvitje dhe teksa kalonim në autostradë, Anderson do të reagonte në mënyrë impulsive dhe do të bërtiste: “McDonald’s, McDonald’s”. Ai djalosh ishte i çmendur, por unë e dua atë”, ka thënë fillimisht Rafael.

“Jepi një top futbolli dhe ai thjesht do të luante me liri. Jo vetëm kaq, por kur ai po luante mirë, ne zhvillonim futboll të shkëlqyeshëm. Anderson pësoi shumë lëndime teksa më pas u ndikua edhe nga problemet me ushqimin.

Nuk ishte rastësi që forma e tij më e mirë erdhi kur ai kishte shumë ndeshje sepse kjo ishte koha kur ai nuk mund të hante aq shumë. Unë do të them diçka për Anderson. Nëse ai do të kishte qenë një futbollist profesionist, ai do të mund të ishte më i miri në botë.

Jam duke folur shumë seriozisht. Ai thjesht e donte jetën në një mënyrë kaq të lehtë dhe të rastësishme. Kjo ishte një cilësi. Ishte ajo që e bëri atë kaq të popullarizuar dhe një nga lojtarët më të njohur në klub. Por ai thjesht dëshironte hante çdo gjë që do t’i vihej para tij”, shkruan Rafael Da Silva në autobigrafinë e përbashkët me vëllain e tij.

Vlen të theksohet fakti se Anderson u tërhoq nga futbolli i luajtur në moshën 32-vjeçare. Gjatë karrierës së tij, braziliani arriti shumë suksese, teksa në vitin 2008 u zgjodh si lojtari i ri më i mirë, ndërkohë që arriti të fitonte Ligën e Kampioneve me Junajtid si dhe 4 Premier Liga, në 8 sezone në “Old Trafford”. Karrierën e tij Anderson e mbylli në Turqi tek Adana Demirspor.

Related posts

PSG-BAYERN MUNICH/ Tuchel buzëqesh para finales, merr lajmin e mirë para finales Champions

Delo.autor

Momentet e fundit të helikopterit dhe zhurma e përplasjes, ja pamjet E FRIKSHME (VIDEO)

Isa.Autor

BARCELONA-VALENCIA/ Ndeshje spektakoalre në “Camp Nou”, realizohen 2 EURO GOLA për 8 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment