Futboll

Disa javë më parë i dha lamtumirën futbollit, Julio Cesar përgatit rikthimin

Julio Cesar është gati të rikthehet në fushat e lojës. Pak javë pasi i dha lamtumirën futbollit, pasi e mbylli para kohe aventurën me Benfica, erdhën disa oferta të tjera në drejtim të numrit 1 nga Brazili, që mund ta shtyjnë të vesh sërish këpucët që vendosi ti var në gozhdë rreth një muaj më parë.

Ish-portieri i Inter dhe kombëtares braziliane mund të rikthehet në atdhe me fanellën e Flamengo dhe gjithashtu i pëlqen disa skuadrave në Kinë. Gjithsesi, orët e fundit vjen edhe mundësia për ta mbyllur karrierën në Itali. Cesar ka ende shtëpi në Milano dhe nuk i dihet… në janar dikush mund të mendojë për të.

Related posts

Trajneri i Plzen rrëfen historinë interesante: Kërkova MODRICIN, presidenti më mori për të…

Isa.Autor

E ARDHMJA E ARSENE WENGER TEK PSG? Presidenti i klubit, Al-Khelaifi befason me përgjigjen

Delo.autor

ENDE PLOT KLAS/ Adriano mahnit me “magjitë” e tij edhe në moshën 40-vjeçare

F.autor

Leave a Comment