Futboll Sport

MBI FINALEN E “EURO 2020″/ Smalling: E tmerrshme ta shikoje faullin e Chiellini ndaj Saka, po të isha unë…

Chris Smalling flet mbi “Euro 2020” dhe ardhjen e Josè Mourinho në stolin e Romës, ku ai luan. Në një intervistë për gazetën angleze “The Telegraph”, mbrojtësi foli për marrëdhëniet e tij me “Special One”, me të cilin u takua që kur luajti me Manchester United nga viti 2016 deri më 2018: Kur ishim së bashku, herën e kaluar, fituam disa trofe, kështu që shpresoj të jem në gjendje të fitoj përsëri sezonin e ri me të”.

Ish-kapiteni i “Djajve të Kuq”, gjithashtu tha fjalën e tij mbi faullin e Chiellini ndaj Saka në minutat e fundit të finales së Europianit, midis Italisë dhe Anglisë: “Ishte e tmerrshme ta shikoja si tifoz i Anglisë, por nëse rolet do të ndryshoheshin, nëse do të isha gjendur në vendin e tij, do të kisha bërë të njëjtën gjë. Falë këtyre veprimeve dinake ata arritën ta menaxhojnë si duhet atë finale, duke ndihmuar shumë shokët e tyre më të rinj në kombëtare”.

Related posts

Tre pikë të arta, Grezda mund Rijekën dhe arrin zonën europiane në Kroaci

Q.Autor

“KËPUCA E ARTË”/ Njihuni me listën e golashënuesve më të mirë në Europë, ja favoriti kryesor

Delo.autor

MILAN ËNDËRRON VLAHOVIC/ Tare e kërkon falas, takohet me agjentin e serbit

F.autor

Leave a Comment