Futboll Sport

ANGLIA NUK PRANON DISFATËN E FINALES/ Mblidhen 150.000 firma për të riluajtur ndeshjen ndaj Italisë. Ja arsyeja…

Anglezët nuk janë ende dakord për rezultatin finale ndaj Italisë ku humbën me penallti në finalen e EURO 2020.

Sipas mediave britanike, janë plot 150.000 tifozë të cilët kanë kërkuar me një peticion që takimi të riluhet për arsye se Kielini u tregua hileqar për rastin me Sakanë ku e mbajti prej fanelle.

Britanikët thonë se kjo ndeshje nuk ishte e ndershme dhe e drejtë për shkak të Kielinit dhe se Italia duhej të ndëshkohej me karton të kuq. Gjithashtu ishullorët deklarojnë se Italia luajti duke goditur kundërshrtarin dhe duke shkaktuar faulla.

Kombëtarja e Mançinit në mbrëmjen e 11 korrikut u shpall kampione e Europës, ku mposhti falë goditjeve të 11-metërshave kombëtaren e “3 Luanëve”.

Related posts

E BUJSHME/ Dani Alves gati të largohet nga PSG-ja: Dua të luaj në Premier League…

Isa.Autor

Zbulohen shënjestrat e Barcelonës për merkaton e verës

Sadik.Autor

ASLLANI KA NJË VARIANT MË SHUMË/ Një Kampion Bote interesohet për mesfushorin e Kombëtares

F.autor

Leave a Comment