Formula 1 Sport

Formula 1/ Ferrari gjen pasuesin e Kimi Raikkonen për sezonin e ri

Charles Leclerc është zbulimi i madh i sezonit 2018 të Formula 1. Vetëm 19 vjeç, piloti nga Monaco, i rritur tek Akademia e Ferrari-t, duket kandidati që është përherë e më afër zëvendësimit të Kimi Raikkonen vitin e ardhshëm.

“Zërat (për transferimin tim te Ferrari)? Kam mësuar që të përqendrohem për atë që po bëj dhe tani nuk e ndjej veten për të folur për ato që qarkullojnë rreth meje, edhe nëse po, qartësisht që jam i vetëdijshëm për këto thashetheme”, tha kampioni aktual i Formula 2, që në Formula 1 me Alfa Romeo Sauber ka grumbulluar 11 pikë, tre më shumë se Stoffel Vandoorne me McLaaren, për shembull.

Vetë Sebastian Vettel, që mund të ishte shoku i tij i skuadrës për sezonin e ardhshëm, ka komentuar të shtunën se është “i impresionuar nga ajo që po bën, me vendin e tij të tetë në garë pavarësisht presionin që ka pasur këtë fundjavë”.

Related posts

“NAGELSMANN, BAST I FITUAR”/ Kahn për merkaton dhe objektivat: Bayern ka para për Haaland, por…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Formula 1 merr vendimin strategjik, shtyn gjithçka për një vit

Delo.autor

Historia rrëqethëse/ Vuan nga sëmundja e rrallë, por trajneri i Uruguait nuk e braktis kombin e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment