Futboll Sport

FUTBOLLI URUGUAJAN VAZHDON NË ZI/ U vetëvra mbrojtësi 38-vjeçar, ndërpritet kampionati

Uruguai vazhdon të jetë në zi për vdekjen e futbollistit Williams Martinez. Mbrojtësi 38-vjeçari, i cili ishte pjesë e Villa Teresa në divizionin e dytë, i dha fund jetës së tij në orët e vona të ditës së shtunë. Koronavirusi e kishte lodhur shumë dhe Martinez kreu veprimin ekstrem, duke kryer vetëvrasje. Qendërmbrojtësi kishte eksperiencë të madhe, teksa provoi të luante edhe në Francë me Valenciennes e Reims dhe Angli me WBA.

Fanellën e dy herë kampionëve të botës e kishte veshur vetëm njëherë kur ishte vetëm 20 vjeç. Të shumta ishin reagimet dhe mesazhet e ngushëllimit për familjarët dhe të dashurit e Williams. Në kushte të tilla, Federata e Futbollit të Uruguait ka vendosur të pezullojë përkohësisht kampionatin vendas. Takimet e programuara për t’u luajtur në fundjavë nuk do të luhen.

Related posts

Serena Williams kryeson listën e Forbes, sportistja më e paguar

Isa.Autor

DY FUTBOLLISTË TË PARTIZANIT ME COVID-19/ Egbo: Rregullorja nuk e ndalon zhvillimin e ndeshjen, të luajnë lojtarët e akademisë

Delo.autor

Në Korçë heshtin/ Çfarë po përgatit Ardjan Takaj për Skënderbeun…

Sadik.Autor

Leave a Comment