Futboll Seria A Sport

“PËRGJIGJA MË E MIRË, VAZHDO KËSHTU”/ Shpërthejnë komentet pozitive të tifozëve lacial pas golit të Hysajt (FOTO)

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj iu përgjigj më së miri tifozëve nacionalist të Lacios duke shënuar gol në miqësoren e sotme kundër ekipit modest të Belunos.

Mbrojtësi shkodran realizoi golin e katërt të Lacios me një goditje të bukur diagonale, duke mos i dhënë asnjë shans portierit. Golin e Hysajt e shpërndau vetë faqja e Lacios në ‘’Twitter’’ ku më pas një numër i madh tifozësh kanë vërshuar në lumë komentesh pozitive drejt Hysajt.

‘’I madhi Hysaj’’, ”Përgjigja më e mirë, vazhdo kështu” apo ‘’Drejt e në zemrave e lacialëve, Elseid të duam shumë’’, ishin disa nga komentet pozitive të shkruara nga tifozët bardhekaltër në drejtim të mbrojtësit të Kombëtares.

Related posts

Kukësi “ndërron” stadium, jo vetëm për Europën në “Loro Boriçi”

Sadik.Autor

“Ninxha” flet si zikaltër: Më shiti Roma, i lumtur që rigjej Spaletin

Isa.Autor

ARSENAL-BOURNEMOUTH/ “Topçinjtë” dyfishojnë epërsinë, shënon Koscielny

Delo.autor

Leave a Comment