Bundesliga Futboll Sport

ZBULON PLANIN B NË MERKATO/ Salihamidzic gati të sakrifikojë talentet dhe yjet për para. Ja si merr formë Bayern…

A duhet Bajerni të hyjë në merkato? Në të vërtetë, goditje të mëdha këtë verë duket se nuk do të ketë te kampionët e Gjermanisë, për shkak të krizës ekonomike që po kalojnë klubet e Bundesligës. Pandemia ka shkundur dhe klubin më të titulluar në Gjermani, Bajernin e Mynihut. Tifozët janë në pritje të një lojtari apo tjetri, por duket se koha kur emra të mëdhenj vinin në Mynih, ka përfunduar.

“Bild” tregon se Hasan Salihamidzic ka një plan B. Të sakrifikojë disa nga talentet e klubit. Bëhet fjalë për Mikael Kyson, Joshua Zirkze, Mark Roka, Buth dhe Skot. Gjithashtu, dhe Korentin Toliso, Niklas Zyle ose Nianzu mund të sjellin një buxhet prej 99 milionë eurosh.

Kjo, e gjitha për të krijuar një buxhet për merkaton dhe për të plotësuar dëshirat e trajnerit Julian Nagelsman, i cili ka kërkuar një mbrojtës të djathtë dhe një mesfushor. “Do të jetë e vështirë për të përballuar një sezon të gjatë, me kaq shumë impenjime dhe me kaq pak lojtarë që kemi në dispozicion”, u shpreh 33-vjeçari pas miqësores ndaj Këlnit.

Related posts

Vetëm 9 lojtarë të Brazilit e kaluan klasën në Rusi, por mungon… Neymari

Isa.Autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Sergio Ramos drejt akordit me Manchester United si futbollist i lirë në…

Delo.autor

SHKËLQEN NË HUNGARI/ Gol spektakolar i Asanit, ish-sulmuesi i Partizanit nuk ndalet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment