Futboll Sport

REALIZOI DOPIETË NË FITOREN NDAJ PRISHTINËS/ “Heroi|” Xhon: Kisha shumë presion pa shënuar, por…

Ish-sulmuesi i Skënderbeut Oto Xhon, u bë protagonist ditën e sotme duke realizuar dopietë në sfidën që skuadra e tij Prishtina luajti ndaj rivalëve të Connah për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

23-vjeçari hyri nga stoli duke bërë heroin për kryeqytetasit të cilët hedhin një hap shumë të rëndësishëm për kalimin e turit. Pas ndeshjes në konferencën për mediat Oto Xhon u shpreh: ‘’Kisha shumë presion pa shënuar, por kam vazhduar, kam punuar dhe jam shumë i lumtur që më në fund erdhën edhe golat.

Sot pata mjaftueshëm topa në zonë, ia dola që dy prej tyre t’i konkretizoj dhe të ndihmoj skuadrën drejt një fitoreje të madhe që na e lehtëson pa dyshim për ndeshjen e kthimit dhe kalimin e raundit, i cili është dhe qëllimi ynë kryesorë’’.

Related posts

Mbyllet marrëveshja, Coutinho te Barcelona për 160 milionë euro

Q.Autor

Çlirimi nga kaosi/ Kombëtarja pret Uellsin: Rey MANAJ ka një thirrje për të gjithë (FOTO)

Isa.Autor

Neymar “harron” futbollin/ Braziliani merr pjesë në turneun e Pokerit dhe zë vendin e…

Isa.Autor

Leave a Comment