Futboll Seria A Sport

ALARMON TIFOZËT E JUVENTUS/ Menaxheri i mbrojtësit Chiellini: Dëshiron të qëndrojë, por…

Kushdo që kishte dyshime për formën dhe kontributin që mund të japë në fushën e lojës Xhorxhio Kielini, ka ndryshuar mendje gjatë muajit të fundit, duke parë mbrojtësin teksa kthehej në një lider të Italisë që fitoi Kampionatin Europian. Edhe pse 36-vjeçar, Kielini mbetet një nga ekspertët e mbrojtjes në botë dhe forma e tij vazhdon të jetë shumë e mirë, siç e tregoi gjatë turneut.

Por lojtari që ngriti lart trofeun në “Uembli” aktualisht është futbollist i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata e tij me Juventusin dhe firma e rinovimit nuk po duket në horizont. Kjo situatë ka filluar të alarmojë tifozët e bardhezinjve, sidomos pasi kanë dëgjuar fjalët e menaxherit të tij, Davide Lipi, i cili ka hapur skenarë të rëndësishëm me deklaratën për “Rai Sport”.

“Kielini dëshiron të qëndrojë te Juventusi, por një martesë kërkon dy persona”, ishte deklarata e tij, duke lënë të kuptohet se për momentin edhe Juventusi duhej të tregonte të njëjtën dëshirë për të vazhduar bashkëpunimin me mbrojtësin.

“Xhorxhio është shumë i qetë. Nuk ka asnjë të re. Sigurisht të mendosh për Kielinin larg fushave të lojës do të ishte absurde, ndaj jam i sigurt se do të vazhdojë të luajë”, siguroi menaxheri i futbollistit.

Related posts

BRIGHTON-MANCHESTER CITY/ Sterling mposht portierin Ryan me një goditje nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

“TËRBIMI” I KUMBULLËS/ Mediat kryqëzojnë qendërmbrojtësin kuqezi

F.autor

“ZGJIDHNI GOLIN MË TË BUKUR”/ UEFA i bën jehonë supergolit të Asanit

F.autor

Leave a Comment