Futboll Sport

PLAS KEQ NË BRAZIL/ Futbollistët e Boca Juniors përplasen dhunshëm me policinë braziliane (VIDEO)

Skenat e një çmendurie të pazakontë vijnë nga Brazili, ku Boca Juniors i dha lamtumirë Copa Libertadores, pasi u eliminua nga Atletico Mineiro pas goditjeve të penalltive (takimi i parë dhe koha e rregullt e sfidës së kthimit u mbyllën pa gola). Ekipi brazilian arriti të kualifikohej në çerekfinale të kompeticionit mes polemikave të shumta, që në fund degjeneruan në dhunë.

Klubi i nga kryeqyteti i Argjentinës, Buenos Aires, protestoi ashpër gjatë ndeshjes për një gol të anuluar nga gjyqtari Ostojich me ndihmën e VAR-it, por situata precipitoi në dhunë pas vërshëllimës së trefishtë.

Disa metra larg dhomave të zhveshjes, lojtarët dhe stafi i Xeneizes u përplasën me policinë. Nga pamjet e siguruara shihen se si fluturojnë në ajër barrierat prej metali, ndërsa policia përdori gazin lotsjellës për të sprapsur pjesëtarët e skuadrës së Bocas.

Natyrisht, ekipi argjentinas u largua nga stadiumi me vonesë dhe duke iu referuar asaj që ndodhi, pritet të vuajë një dënim të rëndë për sjelljen e dhunshme ndaj policisë vendëse.

Related posts

SHKËLQEU ME ITALINË NË “EURO 2020″/ Chiesa i vetmi i paprekshëm në sulm, Juventusi refuzon dy super oferta

Delo.autor

TRIUMFON NDAJ STUTTGARDIT/ “Bavarezët” i kundërpërgjigjen Dortmundit me “POKER”

Delo.autor

“DASHURI NË SHKRETËTIRË”/ Lando Norris prezanton të dashurën e tij nga Dubai

Delo.autor

Leave a Comment