Futboll Seria A Sport

SHKËLQEU NË MIQËSORE/ Mesfushori Calhanoglu fiton menjëherë besimin e Inzaghit

Krosimi nga e djathta, ndalimi dhe goditja që solli golin 1-0 të shënuar kundër Pro Vercelli.

Hakan Calhanoglu u paraqit kështu në provën e tij të parë miqësore me fanellën e Interit, që u zhvillua dje pasi ai humbi ndeshjen kundër Lugano pasi ishte në martesën e vëllezërve të tij.

Një provë e rëndësishme ishte ajo e turkut sepse u përdor për të vlerësuar përfshirjen e tij në skuadër, ndikimi i parë me shokët e tij të skuadrës dhe sa i dobishëm mund të jetë të zëvendësojë Christian Eriksen.

I vendosur si mesfushor i majtë në 3-5-2 të Inzaghi në një formacion që pa Handanovic në portë, Skriniar-Ranoçhia-D’Ambrosio pas, Darmian, Nainggolan, Gagliardini dhe Dimarco në mes dhe Salcedo-Pinamonti në sulm, Calahnoglu jo vetëm që ishte protagonist me golin 1-0, por ai ishte gjithashtu një nga qendrat e zhvillimit të lojës zikaltër në 45 minutat e para.

Related posts

AKSIDENTI I FRIKSHËM NË SILVERSTONE/ Red Bull tregon koston e përplasjes Hamilton-Verstappen

Delo.autor

Emily Ratajkowski “çmend” fansat në rrjetet sociale

Sadik.Autor

HABIT ME DEKLARATËN/ Ish-mesfushori i Arsenalit: Dua të rikthehem në Rusi dhe të bëhem aktor pornoje

Delo.autor

Leave a Comment