Futboll Seria A Sport

E RËNDË NË ITALI/ Po ngiste makinën, ndërron jetë në moshën 87-vjeçare nëna e legjendës së Milanit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku nëna e ish-futbollistit të Milanit, Billi Kostakurta, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me makinë.

Margerita Bekegato u përplas me një shtyllë mëngjesin e sotëm, përplasje e cila ka rezultuar fatale për 87-vjeçare. Policia italiane dyshon se shkak është bërë një debulesë në timon e nënës së Kostakurtës për shkak dhe të moshës së madhe, e cila po e ngiste vetë makinën. Aksidenti ndodhi në Lombardi, aty ky familja e Billit ka jetuar gjithmonë.

Sipas mediave italiane, në vendngjarje mbërritën të gjithë familjarët e të moshuarës, por ishte shumë vonë. Një lajmi i trishtë ky për Kostakurtën i cili kaloi 21 vite të karrierës së tij me fanellën e Milanit, për tu tërhequr nga futbolli përfundimisht në vitin 2007.

Related posts

ZYRTARE/ Liverpool bën prezantimin e madh, Klopp merr yllin e Bayern…

Delo.autor

Në Barcelonë janë të sigurt: Griezmann lojtar i katalanasve

Sadik.Autor

1000 stërlina për seks, Sançez: Kërkoj të respektohet jeta ime private

Q.Autor

Leave a Comment