Futboll Ligue 1 Sport

ZYRTARE/ Prej 6 muajsh në krye të ekipit, PSG merr vendimin për të ardhmen e Pochettinos

Nuk ka më dyshime, PSG-ja ka vendosur që të vazhdojë t’i besojë skuadrën trajnerit Mauricio Poçetino.

Poçetino ka firmosur kontratën e re e cila e mban lidhur me parisienët deri në vitin 2023. 49-vjeçari u emërua në krye të klubit francez në janar të këtij viti duke zënë vendin e Unai Emeri.

Nën drejtimin e Poçetinos, PSG-ja arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke mundur skuadra si Barcelona dhe Bajern Mynih ndërsa në kampionat u rendit e dyta pas Liles. Një kontratë 2-vjeçare për argjentinasin dhe stafin e tij, teksa merkatoja në Paris ka “vluar” nga afrimet e emrave si Donaruma, Ramos, Hakimi e Uajnaldum.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Moxhi bën “skanerin” e Seria A: Ja skuadra që do FITOI titullin…

Isa.Autor

Gabigol: Ky është mesazhi që kam për Inter

Q.Autor

Historia e ish-futbollistit të Milanit/ Refuzoi Kombëtaren se… kishte shkollë

Sadik.Autor

Leave a Comment