Futboll Kategoria Superiore Sport

I DHA KUALIFIKIMIN KUNDËR SHIROKIT/ Sulmuesi i Vllaznisë humbet sfidën e kthimit ndaj AEL-it

Heroi i kualifikimit ndaj Shiroki Brijeg, Fahrudin Gjurgjeviç, do të mungojë në ndeshjen e kthimit kundër AEL Limasolit, që do të zhvillohet më 29 korrik ora 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Kartoni i verdhë i marrë në takimin e parë në transfertë ndaj qipriotëve ishte i treti për sulmuesin nga Maqedonia e Veriut, duke plotësuar kështu numrin e tyre për të qenë i pezulluar me një ndeshje.

Mungesa e Gjurgjeviç i prish jo pak planet e trajnerit Tomas Brdariç, i cili e kishte aktivizuar sulmuesin si titullar në të dyja takimet e fundit.

Maqedonasi i ardhur gjatë muajit të kaluar në Shkodër pas aktivizimit me Rabotniçkin në sezonin e fundit, shënoi dy gola ndaj Shirokit në “Loro Boriçi”, duke i dhënë kualifikimin ekipit kuqeblu.

Pritet që në ndeshjen e kthimit ndaj AEL-it, në vend të Gjurgjeviçit të aktivizohet sulmuesi vlonjat Ardit Hoxhaj.

Related posts

Guardiola dyfishon ofertën për t’i prishur pazaret Real Madridit

Sadik.Autor

I EMOCIONUAR SI FËMIJË/ Shakohoxha për herë të parë te Arena Kombëtare: Mrekulli! (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

E HABITSHME/ Ekipi SKUALIFIKOHET nga Kupa e Anglisë sepse NUK PAGOI 10…

Isa.Autor

Leave a Comment