Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Allegri vendosi veton, Juventus refuzon 100 milionë euro për yllin Chiesa

Federico Chiesa (23 vjeç) ka qenë padyshim një nga yjet e “Euro 2020”, kompeticion i fituar nga Italia. Sulmuesi i Juventusit luajti një rol thelbësor në triumfin e axurrëve dhe kjo ka gjeneruar interesin e shumë klubeve të mëdha, përfshirë Liverpool, që qenka përpjekur më kot për të nënshkruar me lojtarin.

Kjo është ajo që siguron “La Repubblica”, e cila zbulon se klubi i kuq, një nga të paktët që mund të përballonte një disbursim të tillë, ka ofruar 100 milionë euro në tryezë, të cilat janë refuzuar nga Juventusi. “Jo” tingëlluese e bardhezinjve, sepse Massimiliano Allegri e konsideron atë thelbësor në skemën e ekipit.

Kësisoji, presidenti Andrea Agnelli ka respektuar kërkesën e trajnerit. Chiesa ka qenë gjithashtu i lidhur me Manchester United dhe Bayern Munich, të cilët kishin ofruar 80 milionë euro javë më parë.

Related posts

Gjigandët spanjoll nuk humbasin kohë dhe pregatisin një “megaofertë” për portierin e Manchester United

Sadik.Autor

TJETËR TRIUMF NË MIQËSORE/ Partizani nuk zhgënjen në derbin ndaj Dinamos

Delo.autor

RRITJA E RASTEVE ME COVID-19/ Bundesliga parashikon izolim tjetër për klubet e saj, pritet vendimi

Delo.autor

Leave a Comment