Sport

NORA GJAKOVA DREJT MEDALJES/ Arrin gjysmëfinalen në Olimpiadën e Tokyos

Kosova po bën paraqitje të jashtëzakonshme në Xhudo në Lojërat Olimpike. Pas Krasniqit dhe incidentit të vogël me Kelmendin që u eliminua shpejt, tani është pranë një medalje edhe Nora Gjakova.

Luftëtarja dardane arriti deri mes 4 më të mirave duke hequr qafe shumë shpejt holandezen Sanne Verhagen në raundin e dytë ndërsa në çerekfinale mundi xhudisten sllovake, Kaja Kajzer me IPPON, duke dominuar gjatë gjithë duelit.

Nora fillimisht mori një waz-ari, kurse më vonë e përfundoi ndeshjen me IPPON për t’u kualifikuar në gjysmëfinale ku do të përballet me japonezen Toshida.

Related posts

NDESHJA ME SPANJËN/ Mbyllet rrugëtimi i Shqipërisë në “Euro 2024”

F.autor

Trajektorja e Luka Modriç, nga tmerret e luftës deri në majat e botës në futboll

Isa.Autor

Miliarderë e varfanjakë, ja pagat e futbollistëve të Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment