Futboll Sport

MERRET VENDIMI/ Në prag falimentimi, klubi italian përjashtohet nga Serie B për të luajtur sezonin e ri

Klubi i njohur italian i Kievos është në prag falimentimi, teksa i është refuzuar ankimimi nga Kolegji i Garancisë Sportive për të luajtur sezonin e ri në Serinë B.

Pas vendimit të disa ditëve më parë nga Kolegji i Garancisë Sportive për përjashtim të skuadrës nga Veneto për arsye të borxheve të akumuluara dhe krizës së rëndë financiare, Kievo e apeloi atë dhe tashmë verdikti u dha që skuadra nga Verona është përjashtuar nga Seria B dhe vendin e saj do ta marrë Kosenca.

Lajm i keq ky për futbollin italian duke parë se Kievo ka qenë një klub me traditë në Serinë A duke pasur dhe lojtarë që kanë shkëlqyer në elitën e futbollit italian.

Related posts

ZYRTARE/ Goditje e rëndë për pronarët e Interit, klubi përjashtohet nga kampionati. Hidhërohen tifozët

Delo.autor

I VENDOS KUSHTE BARCELONËS/ Messi presion klubit: Sillni Neymar në skuadër nëse…

Delo.autor

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË ITALISË/ Flet Gattuso: Juventus të bën me dhimbje koke!

Delo.autor

Leave a Comment