Boks Sport

“TË GJITHË E DINË SE KUSH FITOI”/ Revansh mes Markut dhe Stewart, menaxheri i boksierit shqiptar tregon vendimin e marrë

Boksieri shqiptar, Florian Marku, barazoi mbrëmjen e djeshme kundër Jamie Stewart. Boksieri ynë e fitoi ndeshjen dhe e dominoi kundërshtarin e tij duke e hedhur në tapet, por në fund gjyqtarët vendosën që sfida të mbyllej në barazim 76-76.

Një rezultat i tillë i zhgënjeu të gjithë dhe sidomos “Shqiponjën kuqezi”. Menaxheri i tij, Sam Jones, ka bërë me dije se Marku nuk do të ketë një ndeshje të dytë me Stewart, pasi e dominoi kundërshtarin e tij dhe nuk ka pse të ripërsërisë një ndeshje të tillë.

“Jamie Stewart ka një histori të pabesueshme, ai është kthyer nga fundi: burgu dhe varësia (ndaj drogës). Kështu, unë jam i lumtur për të dhe i uroj gjithë të mirat në atë që e pret.

“Nuk do të ketë asnjë revansh (mes Stewart dhe Markut) sepse nuk ka absolutisht asnjë nevojë. Të gjithë e dinë se kush fitoi”, – tha Jones.

Related posts

TRAJNERËT E RINJ DOMINOJNË SUPERLIGËN/ “Garda” e vjetër vetëm për…opinione

Isa.Autor

ZYRTARE/ Kukësi nuk ndalet në merkato, verilindorët “rrëmbejnë” mbrojtësin e Kamzës

Sadik.Autor

PASI FITON BETEJËN ME COVID-19/ Cikalleshi rikthehet fuqishëm: Jam i lumtur, jam mirë

Delo.autor

Leave a Comment