Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ Historike, Bermuda bëhet shteti më i vogël në botë që fiton një medalje të artë

Bermuda, një vend me 64 mijë banorë, bëhet shteti më i vogël në botë që fiton një medalje të artë në historinë e Lojërave Olimpike.

Ajo që arriti të shkruajë historinë është 34-vjeçarja britanike Flora Duffy, por që garon Bermuda, vendin mes Amerikës dhe Amerikës së Jugut. Ajo mori medaljen e artë në garën e triathlon (not, vrap, çiklizëm).

Në vitin 1976, në Olimpiadën e Montreal, ky shtet pat fituar një medalje të bronztë në boks me Clarence Hill, por kurrë një medalje të artë. Këtë herë është Duffy ajo që çon Bermudën në majën e podiumit.

Flora Duffy dha kohën e përgjithshme 55 mijta e 36 sekonda, duke zënë vendin e parë në triathlon. E dyta u klasifikua Georgia Taylor-Broën e Anglisë dhe e treta amerikania Katie Zaferes.

Related posts

ÇMIMI SPECIAL I “GLOBE SOCCER” PËR CR7/ Jorge Mendes: Ai është më i miri ndonjëherë

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, ja kur luhet ndeshja Inter-Sasuolo

Delo.autor

A FLAS FRËNGJISHT? Neymar ofendon gjyqtarin: B*th*n time! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment