Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ AEL LIMASOL/ Vllaznia gati për ndeshjen e kthimit, ja frika e vetme e trajnerit Brdariç…

Tomas Brdariç e ka të qartë se nxitimi për të gjetur golin sa më shpejt mund ta çojë në “vetëvrasje” Vllazninë kund AEL Limasolit.

Në stërvitjen e fundit trajneri gjerman ka këshilluar lojtarët se duhet të jenë maksimalisht të kujdesshëm, pasi qipriotët kanë lojtarë me shumë kualitet dhe janë disa herë më të fortë se Shiroki Brijeg.

Gjasat janë që Vllaznia të mos kalojë në aventurë që në fillim, ku diçka të tillë bëri ndaj boshnjakëve dhe për pak e pësoi në pjesën e parë. “Në ndeshjen me AEL-in diferencën e bëri sulmuesi Cepoviç. Ai është një futbollist shumë i rrezikshëm dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm në Shkodër”, pat deklaruar për mediat qipriote trajneri i Vllaznisë.

Related posts

(FOTO) Ja si do të jetë uniforma e parë e Inter për sezonin 2018/19

Q.Autor

Paolo Bonolis: Ishte Ascoli, jo Juve, që luajti ndaj Real Madrid

Sadik.Autor

“EL CLASICO”/ Koeman mbi duelin ndaj Real Madrid: E kemi përgatitur ndeshjen për të fituar

Delo.autor

Leave a Comment