Futboll Premier League Sport

MBI VËRSHTIRËSITË QË PO KALON ME SKUADRËN E TIJ/ Guardiola: Kam vetëm 3-4 lojtarë nga ekipi i parë dhe…

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për mediat pas miqësores të luajtur kundër Preston North End mbrëmjen e djeshme.

Trajneri i Citizens ka folur për vështirësinë për të drejtuar skuadrën e tij në këtë periudhë përgatitjeje, duke parë se nuk ka akoma në dispozicion pjesën më të mëdha të ekipit të parë.

“Duhet të përshtatemi. Kemi vetëm tre ose katër lojtarë të skuadrës së parë. Futbollistët vijnë çdo javë. Kthehen, stërviten, pushojnë  ose duhet të qëndrojnë të izoluar”, ka thënë Guardiola.

“Jam i vetëdijshëm se nuk ka kohë për gjithë këtë , sepse në 10-12 ditët e ardhshme do të luajmë për Superkupën e Anglisë dhe kemi vetëm tre lojtarë. Do të duhet të luajmë me lojtarët e ekipit të dytë. Do ta provojmë”, ka shtuar trajneri.

Ederson, Laporte, Stones, Zinchenko, Kyle Walker, Rodri, De Bruyne, Sterling e Bernardo Silva janë akoma me pushime…

Related posts

VIDEO / Ish-‘ylli’ i Interit futet në fushë në fund të ndeshjes, e pabesueshme çfarë bën…

Q.Autor

E BUJSHME/ Ndodh për herë të parë në 157 vjet histori, ja kush pritet të emërohet në krye të futbollit anglez…

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Partizani mposht Kastriotin në minutat e fundit

Delo.autor

Leave a Comment