Futboll Sport

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ AEL anulon stërvitjen, “arma e fshehtë” i kthehet kundër në Shkodër

AEL Limasol është detyruar të anulojë një seancë stërvitore që kishte planifikuar ditën e sotme në Shkodër, para ndeshjes me Vllazninë të vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Një stërvitje që është anuluar si pasojë e “armës së fshehtë” të qipriotëve.

Këta të fundit shpresonin që në ndeshjen e parë, kushtet klimaterike në Qipro me temperaturat e larta, t’i jepnin një ndihmë ekipit përballë skuadrës shqiptare të pamësuar më të. Ndaj ndeshja u caktua fillimisht në 17:30, për t’u lëvizur më pas më vonë pas protestave të shumta.

Ajo për të cilën qipriotët nuk ishin përgatitur, ishin temperaturat e larta në Shqipëri në këto ditë. Kështu, klubi i cili ka zbarkuar në qytetin verior që të martën në darkë, është përballur me temperatura shumë të larta gjatë paradites së sotme, duke u detyruar që të anulojë seancën stërvitore që kishte planifikuar në fushë, për ta zhvilluar atë në palestër.

Related posts

RRITJA E MESFUSHORIT RABIOT/ Trajneri Deschamps tregon si e ndryshoi Juventus lojtarin

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchester City-Burnley. Rezultati 5-0

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Sulmuesi Uzuni realizon një “PERLË” dhe rihap sfidën për Ferencvaros (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment