Futboll Sport

EURO 2020/ Spanja e bën “7 ballë”, Italia perfekte. Triumfon Zvicra

U luajtën mbrëmjen e sotme, pesë takime të tjera nga fushata eliminatore të vlefshme për EURO 2020.

Italia, edhe pse e kualifikuar, mori fitoren e 9-të në nëntë takime, duke mposhtur 0-3 Bosnjën. Golat për ekipin e Mançinit u shënuan nga Açerbi, Insinje dhe Beloti, një goditje fantastike nga jashtë zone.

Spanja e bëri “7 ballë” ndaj Maltës, ku fitoi pastër me shifrat 7-0.  Golat e Moratës, Kacorlës, Torres, Sarabias, Olmos, Morenos dhe Navas, e çuan Spanjën në kuotën e 23 pikëve në vendin e parë në grupin F.

Përballje vendimtare ishte ajo mes Rumanisë dhe Suedisë, po në këtë grup. Suedezët mposhtën Rumaninë me shifrat 0-2, me gola të Berg dhe Kuaison, duke shkuar në vendin e dytë me 18 pikë, plot 4 më shumë se Rumania një vend më poshtë.

Zviçra iu fal golit të vetëm në sfidën me Gjeorgjinë, të shënuar nga Iten në minutën e 77-të, duke shkuar me 14 pikë në vendin e parë të grupit D. Takimi tjetër i mbrëmjes u fitua nga Danimarka me shifrat 6-0.

Related posts

Verona e trondit Milanin, Caracciolo shënon super gol (VIDEO)

Delo.autor

PAS DY VITESH PRITJE/ Dokumentari për Michael Schumacher është gati, ja kur do ta shohim në “Netflix”…

Delo.autor

Alaba i lumtur te Bayerni/ Austriaku ka vendosur të qëndrojë gjatë në Bavari

Sadik.Autor

Leave a Comment