Futboll

Prapaskena e merkatos/ Hysaj refuzoi Juventusin në verën e kaluar, agjenti zbulon arsyen

Elseid Hysaj po luan sezonin e tij të tretë te skuadra e Napolit. Shqiptari ka shpërthyer në mbrojtje, nën drejtimin e trajnerit Sarri dhe tani po tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha.

“Në verë Juventusi shfaqi interes për shërbimet e Hysajt”, tregon menaxheri i tij, Mario Giufredi.

“Ne nuk e diskutuam shumë gjatë, sepse të dy donim të vazhdonim me Sarrin, duke shpresuar në fitimin e Skudetos. Tashmë grupi është i matur dhe të gjithë besojnë se mund ta arrijnë fitimin e kampionatin. Më pas, është normale që pas tre vjetësh si lojtar i Napolit, të mendosh për një të ardhme më të rëndësishme. Gjithsesi, për momentin mendojmë fitoren me Napolin”, deklaroi agjenti i mbrojtësit shkodran.

 

Related posts

KËRKON TË DALË NGA KRIZA EKONOMIKE/ Barcelona pasuron arkat me 200 milionë nga… Hollywood-i

Delo.autor

SFIDA NDAJ DINAMOS/ Sadriu: Skënderbeu nuk e diskuton mbijetesën, jemi më mirë se vjet

Delo.autor

Befason Lushnja me Pepën, zgjat vetëm 5 minuta avantazhi i Kukësit

Sadik.Autor

Leave a Comment