Futboll

Trajneri i Tottenhamit trembet nga Juventusi

Sonte në mbrëmje Tottenham do të presë Juventusin në “Wembley” për të përcaktuar ekipin e radhës pas Realit dhe Liverpoolit që kalon në 1/8-at e Ligës së Kampionëve.

Tekniku i britanikëve, Mauricio Pochetino, ka vlerësuar Juventusin, duke e cilësuar një nga ekipet e mëdha dhe i druhet presionit që ata do të bëjnë për të fituar kualifikimin.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë te klubi, prandaj jemi të entuziazmuar që po luajmë ndaj një ekipi si Juventusi me mundësinë për të shkuar në çerekfinale.

Do të luajmë ndaj një prej skuadrave më të mira në tri sezonet e fundit që ka arritur të luajë në dy finale të Ligës së Kampionëve.

Mendoj se është një prej ekipeve më të mira në Europë dhe është vështirë t’u shënosh gola.

Është e shkëlqyer që i shënuam dy gola atje, por e dini mirë se kjo do të jetë ndeshje e vështirë, është një ekip me lojtarë me përvojë, të cilët dinë si të garojnë në situata të tilla”, ka deklaruar Pochettino për faqen zyrtare të Tottenhamit.

 

Related posts

Hernan Crespo: Ja arsyet përse Messi e meriton ta fitojë Botërorin Rusi 2018!

Sadik.Autor

“AI KA NDRYSHUAR GJITHÇKA”/ Legjenda Sacchi duartroket Italinë “dominuese” dhe i jep meritat Mancinit

Delo.autor

Allegri humbet Cuadradon: Nuk do të jetë në dispozicion

Q.Autor

Leave a Comment